Green SteamGreen Steam

Profili i kompanisë

Green Steam është kompani shërbyese dhe tregtare, e specializuar ne ofrimin e shërbimeve të përgjithshme të pastrimit dhe shitjen e makinerive për pastrim.

Me synimin për të ofruar shërbime me standardet më të larta në treg, Green Steam në bashkëpunim me kompani liderë të pastrimit në tregun Evropian, sjellë për herë të parë në Kosovë sistemin revolucionar të pastrimit me avull.

Krahas mënyrës tradicionale të pastrimit, e cila bën pastrim sipërfaqësor, forca e koncentruar e avullit vepron me precizitet të lartë, duke arritur edhe hapësirat më të vogla që vështirë mund të shihen me sy. Nxehtësia e kombinuar me presion krijon zgjidhje të fuqishme e cila largon ndyrësirat, yndyrat dhe mbetjet tjera nga vendet dhe hapësirat e papastërta. Për më tepër, avulli me presion të lartë ka fuqinë e largimit të gjitha mikro-organizmave, bakterieve dhe aromave të pakëndshme nga këto hapësira.

Në mënyrë që të ofrojmë zgjidhje adekuate për çdo kërkesë të klientëve tanë, Greem Steam është e organizuar në katër njësi të veçanta:

  • Njësia për pastrimin e objekteve (zyrave, ndërtesave administrative, objekteve arsimore, etj)
  • Njësia për pastrimin e industrive prodhuese (hapësirave punuese, punëtorive, fabrikave, etj)
  • Njësia për pastrimin e industrive shërbyese (hotelet, kuzhinat e restoranteve, kafiterite, etj)
  • Njësia për pastrimin e veturave

Përveç aktivitetit të pastrimit, Geen Steam bën shitjen e të e gjithë asortimentit të makinave me avull dhe vakum, të prodhuar nga lider botëror të sektorit të pastrimit.

Teknologjia moderne dhe pro-mjedisore, shërbimet inovative dhe kualitative, shpejtësia, fleksibiliteti, bashkëpunimi ekskluziv me kompanitë me prestigjioze ndërkombëtare në sektorin e pastrimit, janë vetëm disa nga atributet që e bëjnë kompaninë Green Steam të jetë unike në treg.

Misioni

Green Steam është kompani e përkushtuar të ofrojë shërbimet të përgjithshme të pastrimit me kualitetin më të lartë në treg, duke tejkaluar pritjet e klientëve tanë.

Vizioni

Te bëhemi lider të shërbimeve premium në industrinë e pastrimit duke qenë forcë shtytëse dhe përcaktuese e standardeve të reja në treg. Avancimi i metodologjisë së punës dhe sjellja e teknologjisë inovative janë bazament i filozofisë së biznesit tonë.

 
 

Vlerat tona

Respekti: Mirëkuptimi dhe vlerësimi i çdo personi të afektuar (prekur) nga biznesi jonë

Përgjegjësia: Trajtim i dinjitetshëm i stafit, klientëve dhe gjithë komunitetit.

Kujdesi: Përkushtim dhe kujdes maksimal ndaj stafit, klientëve dhe ne veçanti mjedisit.

Përsosmëria: Ofrim i shërbimeve me kualitative në treg.

Integriteti: Veprim me ndershmëri, sinqeritet dhe në përputhje të plotë me legjislacionin ne fuçi.

Inovacioni: Kompani liderë në industrinë e pastrimit.

 

Forma e kuotimit

Informohu rreth produkteve dhe shërbimeve të pastrimit që do të përshtaten nevojave tuaja!

Përkrahja Teknike

Stafi GreenSteam në bashkëpunim me kompanitë lider në botë te pastrimit me avull përbëhet prej ekspertëve botërore në gamen e pajisjeve me avull dhe shërbimeve.

Përveç produkteve unike dhe cilësore të cilat do të ndihmojnë biznesin tuaj të rritet, ne ofrojmë tek klientët tanë përkrahje teknike dhe biznesore.

E Hënë -  E Shtunë

Produkte me cilësi më të lartë për pastrim

Shërbime të pastrimit në të gjitha fushat

  • Aksesorë të pastrimit
  • Trajnim për paisje
  • Përkrahje