NJËSIA PËR PASTRIMIN E OBJEKTEVE

Njësia për pastrimin e objekteve (zyrave, ndërtesave administrative, objekteve arsimore, etj)
E përbërë nga ekipi i trajnuar profesionalisht në ofrimin e shërbimit të pastrimit deri në detajet më të vogla, duke e deleguar punën në nivelin më të lartë të profesionalizmit.

NJËSIA PËR PASTRIMIN E INDUSTRIVE PRODHUESE

Njësia për pastrimin e industrive prodhuese (hapësirave punuese, punëtorive, fabrikave, etj)

Industritë prodhuese janë pjesë e integruar e zhvillimit ekonomik të një vendi dhe si të tilla kanë fluks më të madh të punëve dhe kërkojnë vëmendje më të madhe dhe ekipe më të mëdha në pastrimin e hapësirave të këtyre njësive. Ekipet tona bëjnë pastrimin e këtyre njësive sipas standardeve të pastrimit profesional të kërkuar për këto industri.

NJËSIA PËR PASTRIMIN E INDUSTRIVE SHËRBYESE

Njësia për pastrimin e industrive shërbyese (hotelet, kuzhinat e restoranteve, kafiterite, etj)

Pastrimi i këtyre njësive bëhet sipas standardeve të pastrimit të kërkuara në fushën e gastronomisë, e gjitha me qëllimin e zhdukjes së bakterieve edhe më rezistente në mënyrë që këto njësi ekonomike ta zhvillojnë punën e tyre duke ofruar shërbimin maksimal profesional në fushën e hotelierisë dhe gastronomisë.