KUSH JEMI NE

Green Steam është kompani shërbyese dhe tregtare, e specializuar në ofrimin e shërbimeve të përgjithshme të pastrimit dhe auto kozmetikës. E specializuar në shitjen e makinerive dhe poashtu distributor ekskluziv i produkteve të polirit nga brendi Menzerna dhe produkteve të mirëmbajtjes, ceramic coating nga brendi Gyeon.

Me synimin për të ofruar shërbime me standardet më të larta në treg, Green Steam në bashkëpunim me kompani liderë të pastrimit në tregun Evropian, sjellë për herë të parë në Kosovë sistemin revolucionar të pastrimit me avull.

Krahas mënyrës tradicionale të pastrimit, e cila bën pastrim sipërfaqësor, forca e koncentruar e avullit vepron me precizitet të lartë, duke arritur edhe hapësirat më të vogla që vështirë mund të shihen me sy. Nxehtësia e kombinuar me presion krijon zgjidhje të fuqishme e cila largon ndyrësirat, yndyrat dhe mbetjet tjera nga vendet dhe hapësirat e papastërta. Për më tepër, avulli me presion të lartë ka fuqinë e largimit të gjitha mikro-organizmave, bakterieve dhe aromave të pakëndshme nga këto hapësira.

Në mënyrë që të ofrojmë zgjidhje adekuate për çdo kërkesë të klientëve tanë, Green Steam është e organizuar në katër njësi të veçanta:

  • Njësia për pastrimin e objekteve (zyrave, ndërtesave administrative, objekteve arsimore, etj)
  • Njësia për pastrimin e industrive prodhuese (hapësirave punuese, punëtorive, fabrikave, etj)
  • Njësia për pastrimin e industrive shërbyese (hotelet, kuzhinat e restoranteve, kafiterite, etj)
  • Njësia për pastrimin e veturave

MISIONI

Green Steam është kompani e përkushtuar të ofrojë shërbimet të përgjithshme të pastrimit me kualitetin më të lartë në treg, duke tejkaluar pritjet e klientëve tanë.

VISIONI

Te bëhemi lider të shërbimeve premium në industrinë e pastrimit duke qenë forcë shtytëse dhe përcaktuese e standardeve të reja në treg. Avancimi i metodologjisë së punës dhe sjellja e teknologjisë inovative janë bazament i filozofisë së biznesit tonë.